-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bale rikthehet sërish në një fushë të blertë, kësaj here do të luajë golf

Kryesoret

Ish-futbollisti i Real Madrid, Tottenham dhe kombëtares së Uellsit, Gareth Bale u tërhoq nga futbolli dy javë më parë.

33-vjeçari tanimë ka bërë me dije se do jetë pjesë e një turneu golfi, sportin që ish-sulmuesi e ka praktikuar edhe kur ishte në aktiv në futboll.

Bale njoftoi në kanalet e komunikimit se do luajë në një event AT&T Pebbe Beach Pro në muajin shkurt në Kaliforni.

“Me kënaqësi dua të njoftoj se do të luaj në AT&T Pebble Beach Pro-Am në fillim të muajit të ardhshëm! Le të shkojmë”, njofton Bale.

5 herë fitues i Champions League me Real Madridin, marrëdhënia e Bale me gjigantët spanjollë pësoi “thyerje” në 2019 kur ai u fotografua me një pankartë ku shkruhej “Uells. Golf. Madrid”, ndërkohë që ishte në turne me Uellsin.

Në turneun e golfit Pebble Beach do të marrin pjesë 156 amatorë dhe po aq profesionistë, duke përfshirë kampionin e US Open Matt Fitzpatrick, numrin pesë të botës Patrick Cantlay dhe tri herë fituesin kryesor Jordan Spieth.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit