-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I forti i Shijakut”, si i shpëtoi FNSH-së në 2016, pronari i “shtëpisë së barit”?

Kryesoret

Selman Krasniqi është shpallur në kërkim pasi është pronari “shtëpisë së barit” që u zbulua ditën e sotme në Shijak. Në njoftimin për shtyp policia bëri të ditur se të dy vëllezërin ishin emra të njohur për policinë.

Selmani 43-vjeç i konsideruar si ‘i forti i Shijakut’ është arrestuar në vitin 2016 për armëmbajtje pa leje.

VIDEO/ Brenda “shtëpisë së barit” në Shijak

Ai u arrestua nga forcat FNSH-së dhe Policisë lokale në lokalin që kishte marrë me qira në Shijak për të zhvilluar biznesin e ‘lojërave të fatit’.

Arsenali i armëve i bandave kriminale, çfarë zbuloi policia në “shtëpinë e barit” në Shijak?

Gjatë aksionit të policisë, Krasniqi u kap me një armë zjarri automatik tip “Scorpion” si dhe 20 fishekë.

“Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qera prej tij, ka hedhur armën e zjarrit në sheshpushimin e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga FNSH-ja dhe Policia lokale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit