Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale Një 37-vjeçar u arrestua pasi vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, ndërsa një 21-vjeçar është prangosur pasi akuzohet për mashtrim.
Ndërkohë një 26-vjeçar ka përplasur një makinë në Tiranë duke shkaktuar plagosjen e disa personave, të cilët fatmirësisht raportohen të janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. T., 37 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, i ka vjedhur me dhunë varësen shtetases Z. H.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin F. M., 21 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
-Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. Ll., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasin E. D. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerët, të cilën ndodhen jashtë rrezikut për jetën.