Garda Civile e Navarrës ka zhvilluar një operacion anti-drogë, i cili rezultoi në arrestimin e tre personave, një shtetas spanjoll 47 vjeç dhe dy shqiptarë 28 dhe 23 vjeç, pas zbulimit të dy shtëpive të barit. Një person i katërt me origjinë shqiptare me urdhër arresti të prerë është kapur gjithashtu.
Demontimi i dy pikave të mëdha të kultivimit të marijuanës në banesa rezultoi në sekuestrimin e më shumë se 2100 bimëve marijuanë, me një prodhim prej njëqind kilogramësh, me vlerë 220,000 euro.
Bashkëpunimi me qytetarët ishte thelbësor për fillimin e hetimeve, kur në fillim të korrikut, në numrin e telefonit të Shërbimit të Qytetarëve të Gardës Civile (062) u mor një telefonatë, ku një person raportonte se nga një shtëpi në Andosilla buronte “një zhurmë e çuditshme vazhdimisht”.
Agjentët verifikuan se shtëpia ishte e lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik, gjë që tregonte për një aktivitet të mundshëm të paligjshëm brenda. Nga hetimet u zbulua se grupi kriminal përdorte një shtëpi të dytë në qytetin e Navarres, Cortes.
Pas vendimit të gjykatës, në shtëpinë Andosilla, u gjetën pesë dhoma të dedikuara ekskluzivisht për mbjelljen dhe kultivimin e marijuanës, në faza të ndryshme të lulëzimit dhe u zbuluan 1224 bimë në gjendjen e tyre maksimale të rritjes. Në shtëpinë e Cortes u sekuestruan 878 bimë marijuanë në faza të ndryshme të lulëzimit si dhe një hanxhar i madh.
Përgjegjësit e plantacionit morën masa të forta sigurie me kamera video vëzhgimi, vëzhgim të përhershëm nga anëtarët e organizatës, ndër të tjera. Vetëm me mashtrimin për energjinë elektrike ata i kishin shkaktuar shtetit një dëm prej 53.000 eurosh.