-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Fushë Arrëz/ Familja kishte humbur kontaktet prej 4 ditësh, gjendet i vdekur 49-vjeçari

Kryesoret

Një 49-vjeçar është gjetur pa shenje jete ditën e sotme në përroin e fshatit Fierzë në Fushë Arrëz. Mësohet se ai ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij prej katër ditësh, ndërsa sot është gjetur i pajetë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fushë Arrëz/Informacion paraprak. Më datë 25.01.2023, Policia është njoftuar nga familjarët e shtetasit V. K., 49 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Fushë Arrëz, se prej 4 ditësh ata kishin humbur kontaktet me këtë shtetas. Pas kërkimeve të bëra, në përroin e fshatit Fierzë, Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. K. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit