Sot është dita e 9 e protestës qytetare para Kryeministrisë të cilët kërkojnë me çdo kusht dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Mijëra qytetarë janë mbledhur në shesh me parulla nga më të ndryshme të cilët e akuzojnë Ramën si tradhtar i kombit shqiptar, gjithçka e nisur ditë më parë lidhur me megaprojektin në bregdetin e Zvërnecit.
Protestuesit para godinës së kreut të qeverisë shprehrn se “Jemi këtu për rrëzimin e Edi Ramës”.
“Vij nga Londra sot. Prej 28 vitesh jetoj në Londër. Shkaku i largimit është për shkak të kësaj qeverie. Sot i bëj thirrje emigrantëve. Shqipëria na do sot këtu. Të jemi këtu për Shqipërinë dhe shqiptarët. Rama dhe Berisha të ikin në burg, dhe t’i japim atë që meritojnë shqiptarëve. Kjo protestë nuk e ka fundin deri sa të largohet ky këtu! Ashtu si perla që e ka brenda guaskën, ashtu jeni ju. 2 çartera dhe 50 makina po vinë nga Londra. Ata do të marshojnë nga Rinasi deri këtu në sheshin para Kryeministrisë. Si e mendojmë ne Shqipërinë e re? Ajo nis nga mendimi i ri, nga fjala e re, jo nga ofendimet dhe mallkimet”, tha ajo.
‘Rama në burg, Berisha në burg’- Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD









