-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jemi agjentë burse”! Goditet call center në Tiranë që zhvati të huajt

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar në Tiranë me akuzën se mashtronin qytetarë të huaj përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Të arrestuarit janë; R. M., 26 vjeç dhe S. H., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.  Nga operacioni janë sekuestruar laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Por si vepronin?

Sipas policisë, R. M. dhe S. H. administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Egnatia”, të cilin e kishin përshtatur si call center. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ata janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po mashtronin një shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të arrestuarit telefononin qytetarë të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Vitin e kaluar kishte disa goditje të këtij fenomeni që solli agjentë të huaj, mes tyre spanjollë, gjermanë dhe italianë në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit