-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biznesmeni me specialistin e taksave futën 1 mln Euro në xhep

Kryesoret

Zbulohet një tjetër rast mashtrimi në Tiranë. Prokuroria kërkon ‘arrest në burg’ dhe shpall në kërkim administratorin e një subjekti dhe specialistin e taksave, të cilët akuzohen se lëshonin fatura fiktive.

Administratori i një subjekti me inicialet L. D, dhe shtetasi S. K., specialist taksash në Drejtorinë e Borxhit, në Administratën Tatimore akuzohen se kanë shkaktuar shtetit 1 mln euro dëm

Nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se ato kanë funksionuar si furnizues, të cilët kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.

Faturat fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale prej 320,608,000 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në TVSH dhe TF (Tatim Fitimi), afërsisht 1 milion euro.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të lidhur ngushtë me subjektin Al-Dor, kanë konsumuar elementë të vepres penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë edhe persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionar të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet procedurale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale” njofton prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit