Sot u firmos marrëveshja e koalicionit mes Partisë Demokratike dhe PBDNJ-së në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sali Berisha tha se do i japin goditjen fatale Edi Ramës si opozitë e bashkuar.
“Një aleat i hershëm i PD-së, që ne vendosim të bëjmë një betejë të përbashkët kundër monizmit të plotë. Në 14 Maj do t’u kthejmë bashkitë shqiptarëve. Do i japim një goditje fatale Edi Ramës. Duke falënderuar zotin Dule për marrëveshjen, shpreh bindjen se kemi shënuar një hap shumë të rëndësishëm për arritjen e objektivave tonë të përbashkët” tha ai.
Dule tha se rruga është e gjatë dhe e vështirë, por garanton fitore. “Shpreh kënaqësi për nënshkrimin e marrëveshjes me doktor Berishën dhe PD-në dhe për më tej për opozitën e bashkuar për zgjedhjet e 14 Majit. Është një bashkëpunim i hershëm me PD-në dhe në shumë drejtime i suksesshëm si në opozitë dhe qeverisje. Rruga është e gjatë dhe e vështirë, por garanton fitore” tha ai.
Vangjel Dule më 21 janar zgjodhi 3 kandidatët për kryetarë bashkie që do garojnë në 14 maj. Për Bashkinë e Himarës është zgjedhur të garojë Fredi Beleri, në bashkinë e Finiqit Leonidha Hristu si dhe në Dropull Anastas Maneka.
LIVE-Firmoset pakti! Berisha i jep Dules tre bashki për të garuar