Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se ish-zyrtari i lartë i FBI-së që u arrestua erdhi gjashtë herë në Shqipëri dhe nuk takoi vetëm Edi Ramën, por edhe zyrtarë të tjerë, mes tyre Ardi Veliun, ish-drejtori i policisë së shtetit.
“Mblidhemi sot në një ditë kur Shqipëria është në epiqendër të një stuhie, e cila në memorien historike, nuk ka ekzistuar të paktën në 50 vitet e fundit.
Shqipëria, Edi Rama, kreu i ekzekutivit është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme në një nga aferat më të zeza të kohërave, në një akt që tejkalon çdo normë, çdo standard, çdo ligj,çëdo moral, çdo imagjinatë.
De facto, ai ka përdorur si aset të tij, një nga njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë së SHBA, për definicion të botës së lirë, ish-shefin e kundërinteligjencës të FBI, një nga njerëzit më të besuar të asaj toke dhe atij vendi, Charles McGonigal. Me qëndrimin e tij të papërgjegjshëm, Edi Rama përpiqet të hiqet duarjashtë.
Në një kohë kur aktakuza e botuar nga Ministria e Drejtësisë e SHBA, në 16 faqet e saj, të paktën 15 i kushtohen fund e krye, Edi Ramës, ish-oficerit të policisë sekrete, bashkëpunëtorit të SHISH, Agron Nezaj, këshilltarit në hije të Edi Ramës, Dorian Duçkës.
Shqipëria me dy mafiozë, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën arrin që të fusë në rrjetë një njeri të brishtë nga morali dhe cdo gjë. Të informonin menjëherë vendin partner. Këta e shfrytëzuan dobësitë e tij dhe e angazhuan atë në një luftë politike të paimagjinueshme. E paguan atë për veprimtari anti-kushtetuese në SHBA.
E paguan atë për përdorimin e institucionit themelor të sigurisë së SHBA-së, të brendshëm është fjala për qëllime të tyre politike. Që të trajtojë FBI-në si një agjenci private. Rama është bashkë-autori në këtë krim të shëmtuar. McGonigal bëri gjashtë udhëtime në Shqipëri, bëri takime me Ardi Veliun, shefin e shërbimeve, kupolën e policisë, etj.
Të gjitha thuhet se i bëri me pagesa. Që të gjitha udhëtime të fshehta duke mos deklaruar hijen e zezë, oficerin e sigurimit të shtetit që e shoqëronte ka rrezik edhe në tualet, Agron Nezën. Nuk e tregonte” tha ai.