-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama duhet të dënohet me burg për korruptimin e agjentit të FBI-së

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha kërkoi sot dënimin me burg të kryeministrit Edi Rama me akuzën se korruptoi ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal, i cili u arrestua të shtunën në Nju Jork.

Edi Rama ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100 vjeçare në marrëdhënie me SHBA-në. Unë nuk them se Edi Rama i dobësoi karakterin amoral një zyrtari që kishte një besim aq të lartë sa pak kush tjetër në vendin e tij.

Por kryeministri i një vendi partner nuk mundet kurrë që të shfrytëzonte për qëllime të veta, as dobësinë më të vogël, sikur kishte të bënte me një fuqi armike dhe jo partnerin kryesor strategjik.

Rama duhet të ikë sa më parë. Është njëra anë çështja penale që do të merret drejtësia në dy vendet, por ana morale është tmerrësisht e rëndë. Ka përdorur korrupsionin kundër opozitës. Nuk ka dhe nuk njeh asnjë parim për interesa të pushtetit të tij.

Po lexoja se McGonigal mund të shkojë deri në 80 vite dënimi, asnjë vit më pak nuk meriton Edi Rama sa ai. Ka kryer akte të tmerrshme. Ka përdorur segmente të policisë sekrete të Enver Hoxhës për të realizuar një akt makabër për raportin mes dy vendeve.

Edi Rama duhet të zbërthehet. Do të ketë komision hetimor parlamentar. Cdo bashkëpunim me SHBA-në për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje. Rama duhet të ikë, vendi i tij është atje ku është McGonigal” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit