-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfaqësuesi britanik në KiE: Aplikimi i Kosovës nuk duhet të mbahet peng i dialogut me Serbinë!

Kryesoret

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës po diskuton për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Aty, përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar, John Howel, iniciues i debatit, tha se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të mbahet peng i përparimit të dialogut me Serbinë. Ai ka inkurajuar shtetet e tjera që të mbështesin aplikimin e Kosovës.

“Ne duhet të tregojmë se Këshilli i Evropës është i ndarë nga BE-ja dhe ka vlerat e veta, dhe parimet e veta kundër të cilave mund të gjykohet, dhe e mirëpritëm aplikimin si shenjë e përkushtimit të Kosovës për të drejtat e njeriut dhe për vlerat evropiane, dhe Mbretëria e Bashkuar inkurajon të tjerët që të mbështesin aplikacionin dhe mendon se kjo nuk duhet të mbahet peng i përparimit të dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja, kështu që kjo është një pikë shumë e rëndësishme për t’u theksuar”, ta ai.

Sipas tij, procesi i Kosovës drejt Këshillit të Evropës është ngadalësuar si rezultat i aktiviteteve të disa vendeve. Ai përmendi edhe raportin e BBC-së për grupin Wanger dhe përpjekjet për të rekrutuar mercenarë në Serbi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit