-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-komandanti amerikan: Mos hiqni trupat nga Kosova!

Kryesoret

Ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane për Evropën, Ben Hodges, ka folur në një intervistë për Express lidhur me lëvizjet e fundit të trupave amerikane nëpër Evropë nën politikën e Administratës së Donald Trump dhe për kërkesën e disa kongesmenëve amerikanë drejtuar Sekretarit Marco Rubio që SHBA të mos i heq trupat nga Kosova.

Hodges ka thënë se çfarëdo zvogëlimi i trupave amerikane në Evropë në këtë kohë, teksa po vazhdon konflikti në mes të Rusisë dhe Ukrainës, është veprim i gabueshëm. Ushtaraku amerikan tashmë në pension, ka potencuar se një zvogëlim trupash në Kosovë, teksa ende s’është mbyllur problemi me Serbinë do të ishte lëvizje e parakohshme.

Ish-komandanti amerikan thotë se ndonëse konsideron se vendet evropiane duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, çfarëdo zvogëlimi i trupave amerikane në këtë kohë do të dëmtonte perceptimin për besueshmërinë e SHBA-së dhe për atë se çfarë SHBA konsideron si të rëndësishme strategjikisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit