Shtatë persona janë plagosur sot nga një sulm me thikë në një tren në Gjermani.
Sipas informacioneve të Welt.de gjermane, autoritetet po flasin për shtatë pasagjerë të cilët u plagosën në mesditë në një tren rajonal që drejtonte linjën Kiel-Hamburg.
Policia arriti të arrestojë sulmuesin në stacionin Brokstedt menjëherë pas incidentit të përgjakshëm, tha një zëdhënës i policisë federale. Arsyet e sulmit mbeten të paqarta.
Stacioni mbetet i mbyllur me vendim të policisë, ndërsa siç njoftoi edhe “Hekurudhat Gjermane” (Deutsche Bahn), ka anulime në kalimin e trenave.