Ditën e sotme Greqia Paraprakisht mësohet se tërmeti 5.9 ballë ka rënë mes Rodosit dhe Karpathos, në Egjeun lindor, sipas mediave greke.
Deri më tani nuk janë regjistruar dëme serioze, pasi lëkundjet janë regjistruar në një zonë detare.
Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia e tërmetit vlerësohet në 22 km ndërsa vendndodhja është 58 km në juglindje të Lindos.