UEFA ia ka hequr Rusisë të drejtën për mbajtjen e Superkupës Evropiane për shkak të luftës në Ukrainës.
Qyteti i Kazanit duhej ta organizonte ndeshjen mes fituesve të këtij sezoni të Champions League dhe Europa League.
Për shkak të situatës mes dy vendeve, UEFA ka vendosur që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e Olympiacos, Georgios Karaiskakis në Athinë.
UEFA mori vendime për ndryshimin e finales së Ligës së Kampionëve që duhej të mbahej në St Petersburg, duke e zhvendosur në Stade de France.