-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ZYRTARE/ UEFA ndryshon kualifikueset e Europianit dhe Botërorit!

Kryesoret

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot të bëjë ndryshime drastike për ndeshjet e kombëtareve. Ai ka vendosur që të bëhen ndryshime në formatin e Ligës së Kombeve. Por edhe në kualifikueset e Europianëve dhe Botërorëve, që do të hyjnë në fuqi pas Euro 2024.

UEFA ka ndryshuar turnetë për t’i bërë më konkurrues, duke pasur parasysh se në situatën aktuale. Një ekip i fortë mund të ndeshej me 2 skuadra shumë të dobëta nëse binte në një grup me 6 ekipe në kualifikueset e Europianit apo Botërorit.

Liga e Kombeve

Turneu do të shtojë ndeshjet, por vetëm me një raund më shumë play-off që do të luhet në muajin mars. Ndaj duke i shtuar vazhdimësi fazës së grupeve që mbaron në nëntor. Dhe finaleve për trofeun që luhet në qershor. Fituesit dhe skuadrat e vendeve të dyta në grupet e Ligës A, do të marrin pjesë në këto ndeshje play-off. Për të përcaktuar pjesëmarrësit në Final Four.

Skuadrat e treta të grupeve të Ligës A ndaj ekipeve të dyta në grupet e Ligës B. Si dhe skuadrat e treta të Ligës B dhe vendet e dyta të Ligës C, do të luajë gjithashtu ndeshje play-off për ngjitjen dhe rënien. Të gjithë këto ndeshje do të zhvillohen në muajin mars.

Kualifikueset për Europianë apo Botërorë

Formati i ri do të jetë më i konsoliduar me skuadra që do të ndahen në 12 grupe me nga 4 apo 5 ekipe. Për ta bërë turneun kualifikues më pak të parashikueshëm dhe më shumë dinamik. Sipas vetë UEFA-s, formati do të ketë më shumë konkurrencë duke shmangur shumë ndeshje me disnivel mes skuadrave.

Skuadrat që janë në grup me 5 ekipe do të fillojnë në mars apo në qershor fazën e tyre kualifikuese, ndërsa skuadrat në grupe me nga 4 ekipe, do të nisin ndeshjet në muajin shtator. Fituesit e grupeve të mësipërme shkojnë direkt në Europian apo në Botëror, ndërsa vendet e dyta mund të shkojnë direkt, apo nëpërmjet play-off në këto turne, bashkë me skuadrat që fitojnë këtë të drejtë nga Liga e Kombeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit