-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Al Nassr eliminohet nga Superkupa e Arabisë, Ronaldo asnjë gol me ekipin

Kryesoret

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka zhvilluar ndeshjen e dytë zyrtare me klubin e tij të ri, Al-Nassr kundër Al-Ittihad ku u mposhtën në gjysmë finalen e Superkupës së Arabisë Saudite me rezultatin 3-1.

Ronaldo ashtu si edhe në sfidën e parë në Saudi Pro League kundër Ettifaq nuk arriti të shënonte gol shkak edhe nga asistimet e pakta nga kolegët e tij.

Ronaldo pati një mundësi minutat e para por që nuk gjeti rrjetën. Ekipi kundërshtar arriti të dilte në avantazh në minutat e para konkretisht në minutën e 15 me golin e Romarinhos.

Mundësia e dytë për Ronaldon erdhi në fund të pjesës së parë por pa rezultat.

CR7 goditi topin me kokë por që u prit me sukses nga portieri.

Menjëherë pas rastit të humbur të portugezit Al-Ittihad dyfishoi rezultatin në minutën e 43 me golin Abderrazak Hamdallah.

Në minutën e 67 Anderson Talisca shënoi një gol të bukur për Al Nassr por pa rezultat favorizues për të kthyer ndeshjen pasi Al-Ittihad nuk u ndal me dy gola.

Në minutat shtesë erdhi edhe goli i tretë i cili u shënua nga Muhannad Shanqeeti.

Kjo fitore i dhuroi Al-Ittihad një biletë për në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite kundër Al Feiha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit