-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje politike pas protestës në Shkup/ VLEN akuzon BDI-në për manipulim të studentëve

Kryesoret

Pas protestës së studentëve në Shkup për çështjen e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, reagimet politike janë ashpërsuar mes përfaqësuesve të koalicionit VLEN dhe funksionarëve të BDI-së. Të dyja palët kanë shkëmbyer akuza lidhur me organizimin dhe prapavijën politike të protestës.

Reagimet në Shkup pas protestës:

VLEN: Kundër kujt protestojnë fëmijët e funksionarëve të BDI-së?

Kundër prindërve të tyre apo kundër pasojave të politikave që vetë BDI i la pas për 22 vite? Sot po shohim një paradoks politik: njerëzit që për vite kontrolluan institucionet, sot përmes fëmijëve të tyre po protestojnë për problemet që vetë nuk i zgjidhën kurrë. Kur BDI kishte ministra, deputetë e pushtet absolut, pse heshtën për këto padrejtësi? Askush nuk është kundër protestës së studentëve. Por kur kauzat studentore përdoren për rikthim politik të figurave të konsumuara, atëherë qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë. Studentët meritojnë zgjidhje, jo manipulim politik.

Zv/ministri i MPB Astrit Iseni: Tre të arrestuar, dy shqiptarë e një maqedonas!

Dua të sqaroj opinionin lidhur me një incident që ndodhi pas protestës së sotme. Policia ka ndalur 3 persona, një maqedonas dhe dy shqiptarë pas një zënke që ndodhi pas protestës së sotme. Dua t’ju lus të mos bini pre e propagandave dhe dezinformatave që po qarkullojë në opinion nga maqineria propagandistike e Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit. Institucionet përkatësë tashmë janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit dhe për caktimin e përgjegjësive. Qetësia, maturia dhe përgjegjësia janë në interes të të gjithëve

Ministri Besar Durmishi: Ali Ahmeti fshihet pas studentëve dhe manipulon me gjuhën shqipe

Sot në protestë u shfaqën, pa fije turpi edhe dy fajtorët kryesor që provimi i jurisprudencës nuk mbahet shqip: Musa Xhaferi e Blerim Bexheti. Këta që sot përpiqen ta ndezin këtë temë, përdorën pushtetin për t’u pasuruar në kohën kur duhej të ishte rregulluar problemi. Shqiptarët nuk janë naivë. Ata e shohin shumë qartë se pas kësaj zhurme nuk qëndron halli i studentit, por halli i pushtetit të humbur. Prandaj pyetja është tjetër. Pse Ali Ahmeti fshihet pas studentëve? Pse nuk u thotë shqiptarëve se këtë çështje nuk e zgjidhën kur kishte gjithë pushtetin në dorë? Edhe një herë, Ali Ahmeti dëshmoi se e gjuan gurin dhe e fsheh dorën. E ndez zjarrin nga prapa, i shtyn tjerët përpara dhe pastaj mundohet të përfitojë politikisht

BDI mohon se ka gisht në organizimin e protestave! Rina Ajdari: Ali Ahmeti e ka thënë nëse dalë në rrugë nuk kthehem më

Absolutisht nuk janë të vërteta, ne jemi këtu për studentët edhe studentët kanë pasur deklaratat e tyre, për herë të parë Unionet e studentëve të tri universiteteve në gjuhën shqipe janë bashkuar, nuk ka lidhje BDI në gjithë këtë. Kryetari apo lideri, Ali Ahmeti pse nuk është në protestë? Mendoj se ai e ka thënë një fjalë që ka qenë një mesazh shumë i thellë për të gjithë opinionin, në momentin që unë do të dalë në rrugë, nuk do të kthehem më

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit