-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interi rikthehet te Curtis Jones/ Liverpool kërkon 40 milionë ose Dumfries në shkëmbim

Kryesoret

Pas sondazheve të muajit janar, Interi po shqyrton sërish mundësinë për të marrë mesfushorin anglez Curtis Jones, i cili është i kontraktuar me Liverpool deri në vitin 2027. Sipas raportimeve të “The Times”, klubi anglez ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh për kartonin e lojtarit, duke krijuar kështu një pengesë të konsiderueshme për zikaltrit.

Megjithatë, Interi po eksploron mundësinë e një shkëmbimi të mundshëm me Denzel Dumfries, një lojtar që gjendet prej kohësh në shënjestrën e Liverpoolit dhe që ka një klauzolë në kontratë prej 25 milionë eurosh.

Jones, nga ana e tij, është i hapur për një largim dhe e sheh Serie A si një destinacion tërheqës për karrierën e tij.

Liverpool duket se është i gatshëm ta lejojë largimin e mesfushorit, por nuk pranon të negociojë çmimin, duke kërkuar të realizojë një plusvalencë me shitjen e tij. Interi tani duhet të gjejë formulën më të përshtatshme për të bindur klubin anglez, duke përdorur edhe kartonin e Dumfries si pjesë të negociatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit