Kreu i grupit parlamentar të PD-së Taulant Balla në një deklaratë për mediat jashtë kuvendit tha se Berisha krijoj rrëmujë në parlament ditën e sotme për të tërhequr vëmendjen nga thirrja e të birit Shkëlzen Berisha në SPAK.
“Biem dakot që situata e krijuar ditën e sotme lidhet me çështjen e thirrjes së djalit të tij në SPAK.
E mbani mend që në janar 2019 kur Berisha ishte njohur me faktin që në SHBA kishte nisur procedura për shpalljen e tij non grata, e njëjta situatë ndodhi në Kuvend.
Kjo lidhet me situatën e bllokimit të Kuvendit. Nikolla bëri vendimmarrjen e duhur për zhvillimin normal të Parlamentit. Jemi gjendur para disa shkeljeve të rënda të Rregullores nga Berisha e jo vetëm.
Jo vetëm vendimi disiplinor por duhet që Sekretariati të mblidhet urgjentisht e të shqyrtojë përjashtimin e për më shumë ditëve,” tha Balla.