-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kërcënon: S’ka më paqe! Rama përdori agjentin e FBI-së si “vrasës” kundër PD

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha kërcënoi se në Shqipëri nuk do të ketë paqe deri në largimin e Edi Ramës. Ish-kryeministri i kërkoi kreut të qeverisë që të japë shpjegime për faktin që i doli emri në dosjen e FBI-së dhe të largohet.

Parlamenti refuzoi kërkesën legjitime të një grupi deputetësh për një seancë me urgjencë për një çështje që ka tronditur gjer në palcë vendet e lira. Ai është zhdukur. Nuk erdhi fare. Sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Edi Rama e përdori McGonigal si “vrasës me pagesë” për të manipuluar dhe trilluar kundër opozitës shqiptare. Kjo përbën një mega-krim. Ne do të kërkojmë nga autoritetet amerikane t’i japin dënimin më të rëndë.

Parlamenti nuk zhvillon më punime pa u ndalur në të gjithë spektrin e kësaj afere të tmerrshme. Nuk ka më paqe në këtë vend. Largimi i Ramës është kushti. Revolucion dhe protesta. Komisioni do të ngrihet. Parlamenti nuk funksionon më” tha ai.

Një përgjigje kishte edhe për njohjen me Agron Nezën. “Agron Nezën se ka një foto me mua, sot mund të jenë 100 mijë shqiptarë që kanë foto me mua, por kjo nuk do të thotë se i njoh. Familjarët ia kam njohur, por jo Agron Nezën. Ai do të bëjë cdo deklaratë për të lehtësuar veten” tha ai.

Thirrjen e djalit të tij në SPAK, Sali Berisha e cilësoi si “përpjkejet për të mjegulluar aferën e dosjes së FBI-së me skap-in e partisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit