Luizi dhe Bjordi komentuan sjelljen e Efit pas sqarimit me Oltën. Luizi tha se në shtëpi ka njerëz të çuditshëm, pasi nuk mund të dalësh duke qeshur, kur deri dje me këtë person grindeshe çdo moment.

Ai tha se përveç faktit që ata qeshën kur mbaruan darkën, gjithashtu atyre iu përshtateshin edhe mendimet krejt papritur.

Luizi gjithashtu komentoi edhe ‘Lojën e memories’ e cila u zhvillua mbrëmjen e kaluar nga banorët. Ai u shpreh se i bëri përshtypje viktimizimi i të gjithë banorëve, kur rrëfenin historitë e tyre.