Për shkak të motit të keq disa fshatra në Korçë kanë mbetur pa energji elektrike. Specifikash probleme ka pasur në bashkinë e Kolonjës, në zonën e Barmashit, në bashkinë Korçë dhe në njësinë administrative Drenovë.
Gjithashtu bëhet me dije se dije se ka probleme me qarkullimin në disa akse. Kontraktorët kanë vazhduar punën duke kriposur e mirëmbajtur akset kryesore nacionale dhe ato turistike, për rrjedhojë ato kanë qenë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.
Nisur nga reshjet e vazhdueshme të shoqëruara me erë dhe uljen e temperaturave, për segmentin Boboshticë-Dardhë, rekomandohet përsëri pajisja me goma dimërore për drejtuesit e automjeteve.