-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas “Cosa Nostra-s” radha e “Ndranghetas”/ Policia çmonton bandën dhe arreston 56 persona!

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar 56 persona në të gjithë vendin për përfshirje në bandat e krimit “Ndrangheta”, duke sekuestruar 250 milionë euro. Ky operacion i policisë vjen vetëm një javë pas arrestimit të arratisurit më të kërkuar në Itali, bosi famëkeq i mafias siciliane Matteo Messina Denaro të johur ndryshe si Cosa Nostra.

Akuzat me të cilat përballen të dyshuarit përfshijnë zhvatje, rrëmbim, trafik armësh, korrupsion dhe mashtrim. Francesco Messina, drejtori qendror i organit kundër krimit të policisë kombëtare, tha se nga ky operacion janë çmontuar një grup i egër mafiozësh.

Banda “Ndrangheta” i ka rrënjët në rajonin jugor të Kalabrisë, por tani është përhapur në të gjithë gadishullin dhe në pjesën tjetër të kontinentit. Ajo është e përfshirë shumë në kontrabandën e drogës në Evropë, duke mbajtur lidhje të forta me kartelet e Amerikës së Jugut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit