Ambasadori i Britanisë në Tiranë Alastair King-Smith është takuar sot me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi me fokus përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Kreu i KQZ përmes një postimi në Facebook rrëfen temat që diskutuan.
“Zgjedhjet Vendore #14MAJ2023 në Shqipëri nën vëmendjen e duhur nga Mbretëria e Bashkuar. Me Ambasadorin e British Embassy Tirana – SHTZ Alastair King-Smith patëm një bisedë mjaft konstruktive me fokus tek përgatitjet e procesit zgjedhor të ardhshëm dhe rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për vendin.
Bashkëbiseduam mbi përgjegjshmërinë dhe transparencën e KQZ Shqiperi, procesin e verifikimit të kandidatëve, shmangien e përfshirjes së burimeve shtetërore në zgjedhje, rolin e medias në procesin zgjedhor, mbrojtjen e administratës nga influencimi i votës, si edhe mbrojtjen e të dhënave të zgjedhësve.
I theksova Ambasadorit King-Smith vijimin e propozimeve të KQZ ndaj Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.
Gjithashtu e falenderova Ambasadorin Britanik dhe Qeverinë e tij për ndihmën e vazhdueshme ndaj KQZ dhe dedikimin e tij për rritjen e mbështetjes ndërkombëtare ndaj institucionit qendror të zgjedhjeve” shkruan ai.
Takimi vjen pasi grupi i Sali Berishës që KQZ nuk e njeh, çoi emrat për anëtarë të KZAZ-ve.
Ngërçi! Celibashi s’e njeh, por Berisha çon emrat e anëtarëve në KQZ