Një person është plagosur dhe dy të tjerë janë shoqëruar në komisariat pas një sherri në Kombinat mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Llazi Miho”.
Policia njofton se A. T. 24 vjeç është konfilktuar me A. L. dhe J. Ll. 19 vjeç. Pas sharjeve dhe ofendimeve radhën e kanë pasur grushtet dhe shkelmat.
Si pasojë e konfliktit A. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa A. L. dhe J. Ll. që e rrahën janë shoqëruar në komisariat.
Shkaqet e sherrit ende nuk dihen. Grupi hetimor thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.