-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Këngë e valle në skenë! Fqinjët: Si e njohim burrin që vrau gruan dhe vëllanë?

Kryesoret

Gramshi u trondit pasditen e sotme nga një vrasje e dyfishtë. Xhevit Sinani vrau të vëllanë Shaqir Sinani dhe gruan e tij, Zegjine Sinani.

Krimin e dyfishtë e kreu me dy sëpata të ndryshme. Fillimisht, i moshuari qëlloi gruan në banesë dhe më pas ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje.

Ai është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje për të zbardhur motivet e krimit.

Fqinjët e familjes Sinani kanë treguar mënyrën se si i njihnin ata autorin e krimit të dyfishtë dhe dy viktimat. Fqinjët Sabri dhe Vera Kurti tregojnë se janë tronditur kur mësuan ngjarjen.

PAMJET-Prangat dhe sëpata! Momenti i arrestimit të burrit që vrau gruan dhe vëllanë

Familja Sinani njihet në zonë si një familje e qetë, pa probleme. Vëllai i autorit ishte artist pasi ka qenë pjesë e Ansamblit të Gramshit.

U tronditëm kur mësuan ngjarjen” thonë ata. Xheviti e Shaqiri ishin pjesë e grupit të ‘Fyejve të Gramshit’.

Pas krimit të dyfishtë Xhevit Sinani telefonoi fëmijët e tij dhe iu tha se iu ka vrarë mamanë dhe xhaxhanë dhe shkoi te krushqit e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit