-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku e gjete? E dashura “zhyt” McGonigalin: Agjenti shqiptar i dha çantën me dollarë

Kryesoret

Beteja e McGonigal me drejtësinë amerikane vazhdon, po ashtu edhe faktet e reja që dalin në dritë. Ish-e dashura e tij tregon një detaj për çantën me dollarë që gjeti në shtëpi. “Një mëngjes në tetor 2017, Allison Guerriero vuri re diçka të pazakontë, një çantë plot me para.

Nga dreqin erdhi kjo?” pyeti ajo. “Oh, ju kujtohet ajo loja e bejsbollit?” McGonigal u përgjigj, sipas kujtimeve të Guerriero. “Vendosa një bast dhe fitova” shkruan gazeta “Businessinsider”.

Por pas ndarjes së tyre dhe daljes në pension të McGonigal nga FBI do të akuzohej me dyshimin, ndër të tjera, për marrjen e 225,000 dollarëve nga një ish-punonjës i agjencisë së inteligjencës shqiptare, Agron Neza.

E dashura i gjeti çantën me dollarë në shtëpi! McGonigal: Fitova një bast

Ky total përfshin një këst prej 80,000 dollarësh që dyshohet se u dorëzua në një makinë të parkuar, jashtë një restoranti, më 5 tetor 2017. Sot, Guerriero nuk beson më që çanta me para përmbante fitime nga një bast sportiv”, sikur i tha ish-i dashuri.

Në artikullin e publikuar sot “Businessinsider” theksohet se ka qenë e dashura e McGonigal që ka vendosur në lëvizje FBI-në për lidhjet e ish-agjentit me kryeministrin e Shqipërisë.

Guerriero i dërgoi një email William Sweeney, që ishte në krye të zyrës së FBI-së në New York City dhe që, kujton ajo, e kishte prezantuar për herë të parë me McGonigal.

Ajo kujton se i tha Sweeney-t në email se ai duhet të shikonte lidhjen jashtëmartesore dhe gjithashtu marrëdhëniet e McGonigal në Shqipëri” thuhet në shkrim.

E dashura e McGonigal i çoi letër FBI-së: Hetoni lidhjet që ka me Edi Ramën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit