Paul Pelosi, bashkëshorti i Nancy Pelosi, u sulmua me çekiç nga një burrë që hyri në shtëpinë e çiftit në San Françisko
Gjykata e Lartë e San Franciskos publikoi videon e sulmit me çekiç ndaj Paul Pelosit, bashkëshorti i ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit të shkuar.
https://twitter.com/i/status/1619020098894979072
Ngjarja u regjistrua nga kamerat e trupit të oficerëvë të policisë që shkuan në rezidencën Pelosi në San Francisko pas një telefonate të marrë nga autoritetet.
Pamjet tregojnë policinë e cila mbërrin në rezidencën e Pelosit dhe troket në derë. Paul Pelosi e hap derën dhe pas tij është agresori që mban në dorë një çekiç.
Policia i thotë të dyshuarit të lëshojë objektin, por ai e përdor atë për të goditur Pelosin në kokë. Më pas policia hyn në shtëpi dhe e arreston burrin.
UPDATE: Fox News obtained the surveillance video from the Pelosi house showing David Depape busting a window with his hammer before entering the home. pic.twitter.com/K8ZfuzVq67
— Greg Price (@greg_price11) January 27, 2023
Sulmuesi, David DePape, kishte hyrë në shtëpinë e Nancy Pelosit duke kërkuar vetë kongresmenen demokrate.
Megjithatë ai gjeti vetëm burrin e saj, të cilin e mbajti peng për disa kohë. Një kamera sigurie kapi momentin kur DePape theu një dritare për të hyrë në shtëpinë e Pelosit.