Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, i dorëzoi trofeun e trajnerit më të mirë të vitit 2022 Orges Shehit, në mbrëmjen gala që po mbahet në Tiranë.
Dy kandidatët e tjerë për këtë çmim ishin Shpëtim Duro dhe Mirel Josa. Pas këtij vlerësimi të merituar, trajneri i Tiranës u shpreh shkurtimisht:
“Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar për dy arsye, e para sepse isha midis dy trajnerëve të mi (Duros dhe Josës). Iu thërras akoma profesor. Këtë çmim individual do të doja ta ndaja me stafin e mijë”, u shpreh Shehi.
“Formacioni i vitit 2022”/ Altin Lala shpërndan çmimet për 11-shen më të mirë!