Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me mbështetësit e partisë në Dibër, ku u prit me entuziazëm nga simpatizantët lokalë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehu mirënjohjen për pritjen dhe për mbështetjen e demokratëve dibranë, duke nënvizuar se dëshira për ndryshim është e ndjeshme në të gjithë vendin.
“Mirënjohje për demokratët e Dibrës. Në çdo cep të Shqipërisë kërkohet ndryshim!”, shkruan ish-deputeti, duke shoqëruar mesazhin me pamje nga takimi.
Ngjarja vjen në një periudhë kur partitë politike po intensifikojnë aktivitetet e tyre për t’u përgatitur për sfidat politike që i presin në zgjedhjet e ardhshme.
/5pyetjet.al









