Java e 35-të e kampionatit “Abissnet Superiore” solli paraqitje të spikatura nga disa lojtarë, të cilët u përzgjedhën në formacionin më të mirë të javës sipas trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave, me skemën 1-4-2-3-1.
Në portë u përzgjodh Visar Bekaj i Tiranës, ndërsa mbrojtja përfshiu Fabian Vera, Aurel Marku, Naser Aliji dhe Aliyev.
Mesfusha u përbë nga Rafael dhe Fernando, ndërsa në repartin ofensiv spikatuan Muço Boçi, Dejvi Bregu, Irgi Kasalla dhe ylli i javës, Pedro i Bylis, që shënoi dhe krijoi raste të shumta.
Trajneri më i mirë i javës u shpall Orges Shehi i Tiranës, pas fitores 1-0 ndaj Vllaznisë, duke konfirmuar dominimin e ekipit të tij në këtë periudhë të sezonit.









