-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku kërkesë SPAK: Të hetohen krimet zgjedhore

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e pranishme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian i bëri kërkesë  SPAK që të caktojë një prokuror special që të hetojë krimet zgjedhore.

Ky është një vit i rëndësishëm e një vit testi e prove për Shqipërinë. A mundet Shqipëria që ka çelur negociatat të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?” pyeti zonja Tabaku ndërsa vuri në pah se ende në Progres Raportet e Bashkimit Europian ka mbetur çështja e zgjedhjeve dhe integriteti i tyre në pikëpyetje.

Sipas saj, nuk ka kuptim dhe nuk mund të jetë e pranueshme që zgjedhjet të jenë ende problem për statusin që ka sot Shqipëria. Më tej ajo shprehu gjithë mbështetjen e saj dhe të opozitës ndaj institucionit të SPAK.

SPAK dhe drejtuesi i saj do ketë mbështetjen time në punën tuaj dhe në përpjekjen tuaj dhe institucionit që ju po drejtoni për të luftuar Krimin e Organizuar, Korrupsionin dhe mafian në vend. Ne kemi nevojë për një drejtësi të pavarur.

Ne kemi nevojë për prokurorë të ndërgjegjshëm për punën e tyre. Kemi nevojë për sundimin e ligjit dhe fundin e pandëshkueshmërisë. Tre nga kriteret në këtë proces varen nga institucioni që ju drejtoni dhe do të jemi këtu përsëri për të raportuar për rezultatet konkrete së shpejti

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit