Kisha e Shën Markut në Hamilton Terrace, St John’s Wood Londër, e cila cilësohet edhe trashëgimi kombëtare u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme.
Forcat e zjarrëfikësve përdorën tre shkallë, duke përfshirë më të lartën në Evropë me rreth 210 këmbë, si kulla për të shpërndarë ujin në mënyrë të barabartë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan flakët që përfshinin të gjithë ndërtesën dhe dilnin nga dritaret e kishës.
Shkalla e dëmit mbetet e paqartë, por mendohet të jetë e konsiderueshme.
Trusti i Kishave Kombëtare e liston Shën Markun si një kishë viktoriane të klasës II, që përmban mozaikë ‘mahnitues’ të familjes Salviati, si dhe dysheme mermeri e shumë dekorative në kantier.
Kisha anglikane ndodhet pranë Abbey Road Studios dhe Lord’s Cricket Ground, dhe ka lidhje me autorin Lewis Carroll dhe djalin e Mbretëreshës Victoria, Princ Leopold. Kisha u shenjtërua në qershor 1847 dhe thuhet se ka gëzuar një “histori të arsimit dhe shoqatave letrare” gjatë historisë së saj.
Kisha aktualisht drejtohet nga famullitarja Kate Harrison, e cila e mori për herë të parë në 2015.