Një krim i rëndë tronditi sot Gramshin, ku burri i moshuar vrau me sëpatë gruan dhe vëllain e tij. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në fshatin Tervol ku sipas policisë, 80-vjeçari Xhevit Sinani fillimisht vrau bashkëshorten e tij, Zeqine Sinani e cila ndodhej në banesë.
Më pas, autori ka dalë dhe 1 kilometër larg nga banesa, vrau dhe vëllain e tij, Shaqirin. Familjarë dhe të afërm tregojnë për mediat se lajmin e kanë marrë vesh nga njëri-tjetri përmes telefonit, ndërsa nuk dinë të japin asnjë arsye për shkakun e krimit.
Si e morët vesh lajmin?
Na lajmëruan fshatarët e tjera nëpërmjet telefonit
Kishte probleme mendore?
Nuk e dimë
Kanë fëmijë?
Po kanë, këtu dhe në Greqi
Ata banojnë vetëm këtu?
Ai banonte me bashkëshorten, kurse vëllai vetë
A ka ndonjë motiv për ngjarjen?
Nuk e dimë të vërtetën. Nuk kemi marrë vesh gjë. Nuk ka parë njeri. Sa dini ju di edhe unë.
Po policia ishte?
Po ishte policia, bëri veprimet.
Po ju jeni i afërm?
Burrë halle e kam
Si e morët vesh ngjarjen?
Me telefon na i thanë, nuk dimë çfarë të themi.
Vrau me sëpatë gruan dhe vëllain, flet Kryeplaku i fshatit: Nuk kishin konflikte!