Ka rreth tre vjet që deputetja Kryemadhi me grupin e Partisë së Lirisë po mbron interesin publik duke paraqitur, shpjeguar dhe faktuar aferën më korruptive të këtij regjimi në historinë e shtetit Shqiptar, ku abuzohet hapur me paratë e taksapaguesve Shqiptarë. Jashtë kontratave dhe me arrogancën e një regjimi që është përlyer nga koka deri në këmbë, kjo aferë korruptive do të kishte rrëzuar cdo qeveri në botë po të kishim sistem demokratik dhe populli të ishte i përgjegjshëm për të mos toleruar këtë abuzim.