-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LISTA/ Burg “kokave” dhe “ushtarëve”! Kush është “Thiu” që lëvizte “telat” e trafikut?

Kryesoret

Gjykata e Posaçme la sot në burg 15 të arrestuarit për grup të strukturuar kriminal që trafikonin kokainë nga Durrësi në Itali.

Mes emrave që dalin në dosjen voluminoze, 7 vite hetime dhe përgjime është edhe Samir Prenga. Ai është identifikuar nga SPAK nga fletoret e sekuestruara në banesën e Alfred Lulit si klienti me emrin “Thiu”.

Nga Beu te Luli dhe linja! Kush është “Noizy” që drejtonte trafikun në Durrës?

Ai ka blerë nga Alfred Luli dhe Gjergji Luli 3 kg kokainë, 49 kg cannabis sativa dhe 62 kg hashash, kundrejt një pagese prej rreth 560,000 euro. Prenga përdorte edhe emrin “Miri”.

Nga verifikimi i telefonit të Alfred Luli, nga ekzaminimi i bisedave me aplikacionin Ëhtasup, u be e mundur identifikimi i personit me pseudonimin “Thiu”, i quajtur edhe me emrin “Miri”, me emrin Saimir Prenga.

Hapet fletorja e trafikantit në Durrës! Kush ishin klientët “VIP” dhe shitjet marramendëse?

Alfred Luli ne bisedat e shkëmbyera me Gjergji Luli i referohen mbërritjes ne aeroport te bashkëshortes se Alfred Lulit (Matilda Luli) dhe bashkëshortes së Saimir Prenga, te cilin fillimisht e quan me emrin “Thiu” dhe te nesërmen me emrin “Miri”.

Nga vëzhgimet e kryera më pas, u konfirmuan mbërritjen në aeroport të shtetasve Matilda Luli dhe Larisa Prenga, bashkëshortja e shtetasit Saimir Prenga.

“Po vjen mushka, çokollata dhe pako”! Dalin përgjimet që “fundosën” bandën e Durrësit

21 urdhër arrestet në Shqipëri
Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga (Nga Durrësi)
Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago (Nga Durrësi)
Emirjan Beu (Nga Durrësi)
Dorian Beu (Nga Durrësi)
Syrjan Tola (Nga Durrësi)
Igli Lala alias Oltion Lala (Nga Durrësi)
Ramazan Grada (Nga Durrësi)
Florid Vukaj (Nga Malësia e Madhe)
Gjergj Zefi  (Nga Durrësi)
Renato Zefi (Nga Durrësi)
Rexhep Dallupi (Nga Peqini)
Alfred Luli (Nga Tirana)
Gjergji Luli (Nga Tirana)
Saimir prenga Nga Tirana)
Lorik Prengaj alias Fabio Prenga (Nga Tirana)
Françesko Çeçi alias Francesko Ceci (Nga Durrësi)
Ilir Duro (Nga Tirana)
Lulzim Selimi (Nga Durrësi)
Dhimitër Nina (Nga Durrësi)
Eledjo Dedej (Nga Durrësi)
Enkeleda Bakalli, vetmja në ‘arrest shtëpie’ (Nga Durrësi)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit