Sekuestrohen armë dhe drogë gjatë një operacioni në Kurbin, vihet në pranga 19-vjeçari.
Procedohet penalisht një person tjetër (vëllai i të arrestuarit), pasi duke qenë pasagjer në këtë automjet, mbante me vete sasi lënde narkotike kanabis.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike kanabis dhe mjete që i shërbenin ndarjes së lëndës narkotike.
“Shërbimet e policisë kanë lokalizuar dhe kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues Gestjan Bitraj 19 vjeç i arrestuar, dhe pasagjer Gerald Bitraj 22 vjeç (vëllezër), të dy banues në Kurbin.
Gjatë kontrolleve fizike të ushtruara ndaj tyre, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, në çantë, një armë zjarri pistoletë, ndërsa 22-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, u gjetën një peshore elektronike dhe mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike” mbyllet njoftimi.