Pas operacioneve të shtrira në Shkodër, Durrës, Shijak, Vlorë dhe Krujë, goditja e radhës u finalizua në Pogradec dhe Korçë për heqjen e kamerave të vendosura në rrugë nga persona me precedent penalë.
Gjatë fazës së pestë të këtij plani operacional, në Korçë, në lagjet nr. 2, 4, 5, 7, si dhe në fshatin Dishnicë, Korçë, janë çmontuar 21 kamera, si dhe janë në hetim, Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Romeo Staravecka, Gjergji Romaçka, Petrit Bregu dhe Marius Dvorani.
Plani operacional ka vijuar në Pogradec ku u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen nr. 1, Pogradec. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim Arben Berberi dhe Nevrus Llapushi.
Rezulton se disa prej tyre janë persona me precedentë penalë, ose kanë familjarët e tyre.
-Romeo Staravecka për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
-Nevrus Llapushi, babai i Erion Llapushi, person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në Elbasan.
– Gjergji Romaçka, babai i Ligor Romaçkës, i dënuar për “Trafikim të narkotikëve”.
-Marius Dvorani, babai i tij me precedentë penalë të mëparshëm.
Priten “fijet” e krimit! “Fiken” 39 kamera në Korçë dhe Pogradec