Charles McGonigal vijon që të jetë temë kryesore në Shqipëri. E ndërsa kryeministri Edi Rama ditët e fundit është zhdukur nga prezenca mediatike me justifikimin që njoftoi mbrëmë Armand Duka se është sëmurë, në media kanë dalë detaje të reja nga vizita e ish-zyrtarit të FBI-së në Shqipëri.
Së fundmi në media ka qarkulluar një foto e Charles McGonigal me Safet Gjicin, kryebashkiakun socialist të Kukësit. Ata shfaqen duke darkuar në një restorant dhe duke pirë verë, ndërsa shoqërohen nga Agron Neza, “personi A” në dosjen e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së.