Bordi i Transparencës ka njoftuar ndryshimin e çmimeve të karburanteve, të miratuara në mbledhjen e datës 14 prill 2026.
Sipas vendimit, çmimi i naftës është ulur me 8 lekë për litër, duke u shitur nga 215 lekë/litër në 207 lekë/litër në tregun me pakicë. Ndërkohë, benzina është ulur me 4 lekë për litër, nga 178 lekë/litër në 174 lekë/litër.
Bordi i Transparencës në datë 15 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.









