-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet fletorja e trafikantit në Durrës! Kush ishin klientët “VIP” dhe shitjet marramendëse?

Kryesoret

Zbardhet dosja e trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Anëtarët e grupit kriminal në komunikimet e tyre të vazhdueshme kishin përdorur një gjuhë të koduar, për sasinë dhe llojin e lëndës narkotike.

Nga Beu te Luli dhe linja! Kush është “Noizy” që drejtonte trafikun në Durrës?

Fletoret e sekuestruara në banesën e Alfred Lulit me emrat e blerësve dhe trafikanëve ua ka lehtësuar punën prokurorëve. Në fletore shkruhen emrat dhe simbolet përkatëse që i përgjigjen një sasie apo lëndë të caktuar narkotike.

Lënda e parë narkotike që autoritetet italiane u kanë sekuestruar këtyre personave daton në vitin 2016. Më pas banda kriminale është mbajtur nën përgjim deri në vitin 2023 kur u dhanë dhe masat e arrestit. I pari që ka rënë në “rrjetën” e hetuesve është Renato Zefi që hiqej si klient. Po ashtu Emirian Beu kishte një rol të rëndësishëm në trafikimin e lëndës narkotike.

“Po vjen mushka, çokollata dhe pako”! Dalin përgjimet që “fundosën” bandën e Durrësit

Në  fletoren e sekuestruar janë gjetur shënime për dorëzimin e lëndës narkotike për periudhën 7 vjeçare Mars 2016 deri më 29 Nëntor 2016.  Renato Zefit dhe Gjergj Zefit i është dorëzuar në 2017-ën nga Alfred Luli dhe Gjergji Luli 12 kilogramë kokainë me vlerë rreth 200 mijë euro. Po ashtu shtetasi Gjergji Luli në bashkëpunim me Saimir Prenga kanë importuar 67 kilogramë kanabis sativa në 2015-ën dhe 2018-ën.

Nga përgjimet telefonike të kryera ndaj Alfred Lulit rezulton se në 2017-ën ai kishte shitur lëndë narkotike në favor të Saimir Prengës dhe Rexhep Dallupit. Janë thuajse 5 milionë euro të sekuestruara nga policia italiane ndër vite. Janë arrestuar dhe dyshuar për këtë çështje në total 119 persona, ku grupi i shqiptarëve kishte rol kryesor.

“Me qetësi dhe dashuri”! Përgjimet e trafikantëve në Durrës: Nesër e ke aty “pakon”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit