-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama–McGonigal, PD: Bota po “zien” nga skandali

Kryesoret

Sekretari organizativ i PD-së, Klevis Balliu ka kërkuar sërish sot nga selia e blu hetimin e kryeministrit Edi Rama për dosjen e skandalit të FBI-së, ku mes dokumenteve ka dalë edhe emri i kreut të qeverisë shqiptare.

“Siç e shikoni nuk është Opozita që akuzon Edi Ramën për përfshirjen në një aferë agjenturore por dosja hetimore e SHBA.

Në bazë të kësaj dosje Edi Rama ka paguar një agjent të dyfishtë për të ekzekutuar opozitarizmin dhe bashkë me të dhe demokracinë në Shqipëri.

Për të njëjtat shërbime agjenti McGonigal është paguar dhe nga oligarku i Putinit që është investitor strategjik i Rames.

Rama dhe Oleg  Deripaska kanë të njëjtat forma të mbajtjes së pushtetit, qe burojne nga mbytja e kundershtarit.

Në një vend normal sot Drejtësia do të kishte reaguar dhe hetuar, por këtu ka një heshtje të turpshme.

Partia Demokratike dënon këto akte tradhëtie të Ramës ndaj Shqipërisë, pluralizmit por dhe aleatëve të përhershëm të Shqipërisë, SHBA, të cilat Edi Rama nuk i informoi për kërkesat e agjentit rusofil për oligarkun e Putinit të sanksionuar për krime  nga pastrimi i parave deri tek vrasja e një biznesmeni.

Partia Demokratike siguron aleatët që vendi ynë dhe populli jonë mbeten të palëkundur në çuarjen para të axhendës euroatlantike, e cila çliron botën nga diktatura dhe fijet agjenturore të KGB.

Sot të gjithë duhet të bashkohemi për të rrëzuar Edin e Putinit, i cili kërkon asgjesimin e pluralizmit për të rikthyer regjimin sovjetik të Enver Hoxhës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit