Policia italiane ka arrestuar 30-vjeçarin shqiptar, Alfonc Cunaj pasi akuzohet për tentativë zhvatjeje.
Mediat italiane raportojnë se Cunaj u arrestua nga karabinierët, teksa përpiqej t’i zhvaste 19 mijë euro një personi.
Cunajt veren e kaluar i ishte sekuestruar një valixhe me drogë dhe kjo gjë i kishte prishur punë pas ai nuk kishte pasur asnjë fitim prej saj.
Kështu, personit që mbante më parë ngarkesën e marijuanës, Çunaj i kishte ushtruar një sërë presionesh për të marrë paratë që i detyroheshin.
Përgjimi i vazhdueshëm i Cunajt ka bërë që karabinierët të zbulonin këtë tentativë zhvatjeje.