-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhdukja e 176 fëmijëve shqiptar në Angli, avokati: Prindërit nuk bëjnë denoncim

Kryesoret

Kohët e fundit nga raportimet nga Anglia thuhet se rreth 176 fëmijë shqiptarë janë zhdukur pa gjurmë pas emigrimit në tokën britanike.

Nga ana tjetër shtohet se asnjë nga prindërit shqiptarë nuk ka ngritur asnjë denoncim dhe që askush nuk ka marrë iniciativën për t’i kërkuar.

Avokati Naim Hasani u shpreh se asnjë prind shqiptar nuk ka bërë një denoncim për zhdukjen e fëmijëve, ndaj dhe autoritetet britanike janë kaq të qeta.

Sipas avokatit ata nuk i kanë kërkuar as shtetit shqiptar të ndërhyjë për të gjetur të miturit.

“Nëse një fëmijë britanik humb në kushte të tilla e gjithë Britania do ndalonte deri sa të gjente atë fëmijë, ndërsa humbja e një fëmije azilkërkues nuk ka të njëjtën rëndësi. Kjo ka qenë dhe arsyeja e debatit të fortë në Parlamentin Britanik. Për sa i përket familjeve nga Shqipëria nuk ka pasur asnjë denoncim prej tyre për fëmijët e humbur. Dyshohet se këto shifra vijnë nga numri i të miturve që vijnë me gomone nga Franca nëpërmjet kanalit të La Manshit për të hyrë ilegalisht në Britani. Duhet të dinë të gjithë ata që vijnë ilegalisht do të kapen herët a vonë. Çdo person shqiptar është i identifikuar dhe do të gjendet,” tha avokati Hasani.

Ministria britanike e emigracionit ka njoftuar se me shumë se 4600 fëmijë të pashoqëruar janë akomoduar në hotele që prej korrikut të vitit 2021.

Sipas njoftimeve të tyre 440 prej tyre janë shpallur të zhdukur, ndërsa ende nuk është zbuluar fati i 200 fëmijëve mes të cilëve 176 janë shqiptarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit