Një grua ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
E ndjera ka qenë nga Komuna e Gjakovës ndërsa i përket grupmoshës 70-79 vjeç.
Numri total i viktimave të COVID nga marsi i vitit 2020 ka shkuar në 3203.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar tri raste pozitive me COVID, një në Podujevë, një në Pejë dhe një tjetër në Malishevë.