-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kamerat e vendosura nga krimi, PL: Qeveria kishte dijeni

Kryesoret

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi në një deklaratë për mediat ka folur për kamerat e vendosura nga krimi në rrugët e qyteteve.

Ajo tha se gjithçka ka ndodhur me dijeninë e qeverisë, që sipas saj e kishte përqendruar vëmendjen për të sulmuar opozitën dhe për të paguar patronazhistët që të spiunonin qytetarët.

Fakti skandaloz i përgjimit me kamera të territorit haptas nga krimi ka marrë dimensione tronditëse. Në dhjetëra bashki të vendit janë evidentuar qindra kamera të pautorizuara dhe në shërbim të grupeve kriminale. Realisht krimi ka pasur nën kontroll të plotë Policinë e Shtetit dhe veprimtarinë saj në terren.

Për vite me radhë kjo veprimtari ka vazhduar e pa shqetësuar sepse policia kishte prioritet të përgjonte, monitoronte dhe dhunonte opozitën dhe qytetarët e thjeshtë dhe jo të vepronte ndaj grupeve kriminale.

Policia që shikon edhe një fshatar që shet një trastë domate e dy tufa majdanoz apo që nuk i shpëton një riparim çezme në një banesë qytetari, nuk paska parë qindra kamera anë e mbanë vendit që haptas mbështesnin veprimtarinë kriminale dhe trafiqet e çdo lloji.

Qeveria që mbante me rroga patronazhistët dhe kishte merak të merrte vesh gjithçka mbi qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës bënte sikur nuk e shikonte që grupet kriminale kishin në kontroll policinë në një kohë që duhet të ndodhte krejt e kundërta.

Sot kjo situatë skandaloze është shumë e qartë dhe faktet po provojnë gjithçka që opozita ka ngritur me forcë për kapjen totale të shtetit nga Rama dhe rilindja”, u shpreh Kërpaçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit