Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, një 35-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Gjithashtu, në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. Zh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-G. M., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-G. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.