Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj me anë të një postimi në facebook shkruan se Asociacioni po paraqitet si çështje problematike dhe si “mbulesë”, për marrëveshjen e madhe nga kryeministri i Kosovës.
Gjithashtu Haradinaj ka ritheksuar edhe një herë që marrëveshja përfundimtare me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet vetëm me ndërmjetësimin e ShBA-së.
“Diskutimet dhe konsultat për Asociacionin kanë vetëm një synim, heqjen e pengesave të fundit drejt marrëveshjes së madhe me Serbinë, për njohje të ndërsjellë. Ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe këtu çështja mbyllet.
Prandaj të gjithë ata që Asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te Asociacioni, por duan që Asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe”, ka shkruar Haradinaj.